Ndërron jetë shefi i krimeve të Burrelit

Ndërron jetë shefi i krimeve të Burrelit

Ndërron jetë shefi i krimeve të BurrelitNdërron jetë në spitalin e Foggias në Itali, shefi i krimeve të Burrelit Musa Skura.Lajmi është konfirmuar nga familjarët e shefit të krimeve të Burrelit të cilët kanë theksuar se ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30.

Shefi i Krimeve të Burrelit Musa Skura, u plagos mbrëmjen e 13 janarit gjatë një operacioni policor, ndërsa dy ditë më pas u nis për një mjekim më të specializuar në Foxha të Italisë.

Kreu i policisë kriminale të Burrelit, u nis me një avion sanitar më 15 janar nga aeroporti i Rinasit drejt Italisë, dy orë më vonë se ç’ishte parashikuar, kjo për shkak edhe të gjendjes së vështirë shëndetësore në të cilën ai ndodhej.

48-vjeçari Skura, oficer karriere në policinë e shtetit, babai i tre fëmijëve edhe pse është kuruar nga një staf i specializuar në klinikën San Xhovani të Foxhias ku i është nënshtruar një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale nuk ka mundur dot të jetojë si pasojë e plagëve të marra.

Mjekët e spitalit Ushtarak deklaruan para nisjes se kreut të krimeve të Burrelit i është dëmtuar plotësisht njëra veshkë, shpretka, pankreasi dhe stomaku.