Ulirike-Lunacek

Ndarja është kundërshtuar nga shumica e eurodeputetëve

Parlamenti Evropian, ka diskutuar për raportin e integrimeve evropiane të Kosovës, të përgatitur nga raportuesja për Kosovën, Ulirike Lunaçek.

Shumë diskutime lidheshin me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulirike Lunaçek, ka paraqitur raportin e saj për Kosovën, para eurodeputetëve.

Ajo ka veçuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku ka kërkuar më shumë mbështetje nga Bashkimi Evropian.

Ajo vënë në pahë gjithashtu edhe disa vërjetje për proceset në Kosovë.

Ndërkaq, gjatë debatit janë dhënë kritikat ndaj misionit të EULEX-it për punën e deritashme.

Ndërkaq, një pjesë e madhe e debatit i është kushtuar dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe moszbatimi i marrëveshjeve nga Serbia.

Lunaçek, në raportin e saj ka theksuar se refuzohet ndarja e Kosovës, si ide dhe se pakoja e Ahtisaarit iu mundëson serbëve në veri një autonomi substanciale, siç e kanë edhe serbët në komuna tjetra të Kosovës.

Idetë për ndarje janë kundërshtuar nga shumica në Parlamentin Evropian.

Në debatin e Parlamentit Evropian, ka marrë pjesë edhe Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq. Ai ka fajësuar Kosovën për moszbatimin e marrëveshejve në Bruksel.

Kurse ka deklaruar se Serbia nuk i zbaton marrëveshjet,që nuk janë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Serbisë.