Ndarja e Kosovës: zgjidhje apo ide e gabuar

Ndarja e Kosovës: zgjidhje apo ide e gabuar

Ndarja e Kosovës: zgjidhje apo ide e gabuarKur flitet për ndarjen e Kosovës, atëherë më i rëndëishmi është pohiomi se ajo de facto tashmë është e ndarë, dhe se ndryshimi i asaj gjendjeje sot as që mund shihet.

Një lloj pat pozicioni është ky: Serbia dhe serbët në veri të Kosovës nuk mund të luftojnë për atë hapësirë, qeveria kosovare po ashtu nuk mund ta përdorë forcën, atë nuk do ta përdorin as forcat ndërkombëtare, autonomia e veriut Brenda Kosovës shqiptare nuk është e mundur. {ka mbetet atëherë?

Në shqyrtimin e dilemës së vëndosur në titull menjëherë janë të nevojshme së paku dy vërejtje themelore: e para, me shtetësimin e Kosovës (politogjeneza) Serbia nuk humb asgjë, dhe atë për shkak se mund të humbet vetëm diçka që të takon, e Kosova edhe në kuptimin nacional, edhe atë identifikues, edhe me vullnetin politik ka kohë të gjatë që nuk është Serbi, përkatësia e saj Serbisë nuk ka qenë rezultat i historisë shqiptare, por lojës së superfuqive evropiane dhe pretendimeve serbe.

Dhe, e dyta, shtetësimi i Kosovës nuk është kurrfarë dënimi për politikën serbomadhe të Milosheviqit, por një process i natyrshëm politogjenetik në kuadër të së drejtës së popujve për vetëvendosje, që në asnjë mënyrë nuk është diç e re, dhe mjafton në këtë kuptim të përkujtojmë 14 pikat e Ëilsonit (nga viti 2918).

Posaçërisht duhet theksuar se problemi më ië vështirë sot në Ballkan (por edhe para shtetëzimit) në asnjë mënyrë nuk është Kosova, por është Bosnja dhe Hercegovina, dhe ate në kuptimin afatgjatë, për dy arsye: bëhet fjalë për përpjekjen e shkatërrimit të kroatizmës (dhe kjo është diç edhe më e rëndë se pabarazia) dhe më pas – kurrfarë zgjidhjeje e vërtetë në nivel historic në BeH as që shihet, dhe kjo është vetëm një: përbërja trepalëshe e BE-së, pra boshnjako/muslimane, serbo/ortodokse dhe kroato/katolike. /koha/