|

Ndalohet përdorimi i BlackBerryit për të gjithë punëtorët e K. Evropian

Më shumë se 32, 000 punëtorëve të Komisionit Evropian iu është ndaluar përdorimi i telefonit BlackBerry, siç thuhet për shkak të çështjeve të sigurisë. Ndërkohë, në vend të BlackBerry, Komisioni Evropian ka zgjedhur të përdor modelet e kompanive HTC dhe Apple.

Për shkak të kërcënimit ndaj sigurisë, gjatë ditëve të fundit disa qeveri kanë thënë se do ta kufizojnë përdorimin telefonit të zgjuar “BlackBerry”, raportojnë mediat çeke. Lidhur me këtë, thuhet se kompania RIM është në negociata me qeveri të ndryshme evropiane, dhe se e njëjta është e gatshme për të bërë koncesione.

Kompania kanadeze tani ka probleme edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët nga frika për sigurinë kombëtare, në tetor të vitit të kaluar kërkuan të bllokojnë shërbimet e telefonit BlackBerry në vendin e tyre.

Ndryshe nga firmat Nokia ose Apple, të cilat prodhojnë pajisje të ngjashme mobile, RIM ka kontroll mbi rrjetin e saj dhe posedon teknologji të koduar për transferimin e të dhënave.

Mirëpo, si duket pikërisht ky detaj do t’i bëjë zyrtarët e Komisionit Evropian të tërhiqen nga përdorimi i njërit prej telefonave më të përdorur në botë.

Lajme të ngjajshme:

  1. iPhone 4S shfrytëzon internetin dyfish më shumë
  2. Apple me dy iPad të ri në 2012

Etiketa: , , , ,

Komentoni