Valdete Daka

Ndaj Dakës reagojnë gazetarët

Të dielën pasdite Valdete Daka ka ofenduar  gazetaren e KTV-së, Arta Avdiu.

“Shih, erdh kjo e vocrra e KTV-së”, dëgjohet qartë duke i thënë Daka, Florian Dushit. Anëtari i LDK-së, ia kthen me humor se “ajo është dreq”, por Daka nuk ndalet me kaq. “Është si, si, si plesht”, thotë kryetarja e KQZ, pa fije turpi.

Menjëherë pas këtij skandali të publikuar nga KTV, ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës. UGK përmes një komunikate për media e dënon ashpër këtë deklaratë fyese të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka dhe e konsideron si të papranueshme dhe jo etike, sidomos kur vjen nga një zonjë që e njeh gjyqësinë dhe etikën.

“UGK, i rikujton znj. Daka se pavarësisht si i duken asaj gazetarët, nuk është në kompetencat e saj që të bëjë komente dhe vlerësime për ta, por ta kryej punën e saj për të cilën edhe është thirrur”, thuhet në reagim.

UGK-ja ka kërkuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka që menjëherë të distancohet nga ky ofendim dhe gazetares Arta Avdiu t’i kërkoj falje publike.