NBA: Lejkers dhe Juta Xhez u kualifikuan në gjysmëfinalen

NBA: Lejkers dhe Juta Xhez u kualifikuan në gjysmëfinalen

Basketbollistët e Los Anxhelos Lejkers dhe Juta Xhez u kualifikuan në gjysmëfinalen e plej-ofit në konferencën perëndimore.

Lejkersat në terren mysafir ishin më të suksesshëm se Oklahoma duke i mundur ata me rezultat 95:94. Më i merituar për këtë fitore ishte Po Gasol i cili shënoi pikë në sekondën e fundit të ndeshjes.

Juta, e udhëhequr nga Karlos Buzer, eliminoi skuadrën e Denverit me rezultat 4:2 në fitore. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në “Enerxhi Solushëns Arena” Juta korri fitore me rezultat 112:104.

Përballja e vetme ku ende nuk dihet skuadra e cila do të kalon në raundin e dytë është ajo mes Atlantës dhe Miluokit ku rezultati është i barabartë 3:3 në fitore. Ndeshja vendimtare mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 2 maj në terren të Atlantës.