NBA, krizë pa kufij te Lakers

NBA, krizë pa kufij te Lakers

NBA, krizë pa kufij te LakersSezoni aktual për Los Angeles Lakers duket qartë se është krejtësisht I ndryshëm nga të tjerët, e këtë e konfirmon më së miri fakti se ekipi kalifornian mbrëmjen e të dielës koleksionoi humbjen e 8 nga 18, që ka luajtur deri më sot në shtëpi.

Në Los Angeles edhe fansat duket se janë lodhur tashmë me këtë skuadër e nuk besojnë më, pasi Staples Center po bëhet gjithmonë e më I heshtur. Disfatën e radhës ekipi I Mike D’Antoni-t e pësoi nga skuadra e Denver Nuggets, që i shkaktoi liqenorëve humbjen e dytë në 12 ditët e fundit.

Duke lënë mënjanë avantazhin 15-12 të fillimit të lojës, ndeshja foli përgjithësisht për ekipin nga Colorado, që udhëhoqi vazhdimisht në rezultat. Pjesa e parë u mbyll në barazim 60-60, ndërsa avantazhi i fundit i Lakers u regjistrua në mesin e periodës së tretë, 76-74, falë një koshi spektakolar të Steve Nash. Skuadra e George Karl më pas u shkëput deri në 10 pikë dhe I resistoi më së miri tentativave të Lakers për të ngushtuar diferencën.

Kobe Bryant realizoi 2 gjuajtje për 3 në minutën e fundit të takimit, megjithatë përfundimisht vendasve ju prenë duart 13,8” para sirenës, pas një gjuajtje po nga harku të italianit Danilo Gallinari. Përfundimisht Nuggets fituan sfidën 112-105, duke regjistruar suksesin e 3 në 4 ndeshjet e fundit.

Më i miri për Denver-in ishte Ty Laëson me 21 pikë e 10 asist, praktikisht po aq pasime sa c’dha edhe Andre Miller, që ndonëse e filloi takimin nga stoli shënoi 12 pikë, ndërsa Danilo Gallinari e mbylli ndeshjen me 20 pikë. Lakers patën plot 18 turnovers në këtë sfidë, e për rrjedhojë skuadra e Mike D’Antoni-t koleksionoi humbjen e 3 radhazi dhe të 4 në 5 ndeshjet e fundit duke zbritur në 15 fitore e 18 humbje.

Kobe Bryant shënoi 29 pikë, Steve Nash shpërndau 13 asist, ndërsa qendra e tyre Dëight Hoëard e përfundoi ndeshjen me plot 26 rebound, nga 48 topa në tabelë që fitoi gjithsej i gjithë ekipi. 11 ditë më parë Nuggets fituan 126-114, gjithsesi kjo ishte fitorja e 20 e sezonit për skuadrën nga Colorado, që numëron gjithashtu edhe 16 humbje. Në klasifikimin e Konferencës tashmë Denveri ngjitet në vendin e 7, me 4 fitore më shumë sesa Lakers që vazhdojnë të ruajnë pozicionin e 11 në Perëndim.