NATO rifilloi operacionet e përbashkëta me afganët

NATO rifilloi operacionet e përbashkëta me afganët

Pentagoni njoftoi se shumica e trupave të drejtuara nga NATO kanë rifilluar operacionet e përbashkëta me forcat afgane, gati dy javë pasi komandantët kufizuan patrullimet me aleatët e tyre në Afganistan.

Kufizimi ishte caktuar pas një goditjeje nga një sulm i brendshëm, gjatë të cilit anëtarë të forcave të sigurisë afgane kthyen armët kundër aleatëve të tyre perëndimorë.

Të paktën 51 trupa të huaja kanë humbur jetën këtë vit nga sulme të kësaj natyre.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta tha se ky kërcënim i brendshëm nuk do t’i ndërrojë planet për t’ua dorëzuar sigurinë forcave afgane deri në fund të vitit 2014, duke i hapur rrugën tërheqjes së shumicës së trupave të NATO-s nga Afganistani.