NATO ofron përkrahje të mëtutjeshme për Kosovën

NATO ofron përkrahje të mëtutjeshme për Kosovën

NATO ofron përkrahje të mëtutjeshme për KosovënSekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka ofruar përkrahjen e mëtutjeshme të NATO-s për Kosovën, gjatë një takimi të tij në selinë e NATO-s me kryeministrin e Republikë së Kosovës, Isa Mustafa.

Në këtë takim me sekretarin Stoltenberg, Mustafa ka kërkuar mbështetje të mëtejshme të NATO-s për Kosovën duke përfshirë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovë, si dhe në avancimin e mëtutjeshme të partneritetit të Kosovës me NATO-n.

Kryeministri Mustafa e ka falënderuar sekretarin Stoltenberg për përkrahjen që NATO ka ofruar për Kosovën, si dhe i ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës për NATO-n, për bashkëpunimin e deritashëm dhe mbështetjen që KFOR-i po jep në vazhdimësi jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në të gjitha fushat tjera të jetës në Kosovë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përgëzoi kryeministrin Mustafa për punën që po bën, duke e vlerësuar edhe marrëveshjen e fundit të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.