NASA zbulon 715 planete në sistemin diellor

NASA zbulon 715 planete në sistemin diellor

NASA zbulon 715 planete në sistemin diellorËshtë ky një zbulim i madh që nuk regjistrohet cdo ditë, pohojnë burimet e NASA-së, sipas të cilave teleskopi Kepler ka ‘identifikuar këto ditë 715 planete të reja, të cilat janë pjesë e sistemit tonë diellor’.

Ky zbulim erdhi 20 vjet pas zbulimit të exo –planetit të vetëm. Tani, shkencëtarët pohojnë se falë tij janë zbuluar mbi 1 mijë ‘botë të reja’, në mesin ë të cilave 305 yje në sistemet e ndryshme planetare e ujore, përfshirë edhe 715 planetet e sistemit diellor.

Mbi 90 për qind e planeteve të sapozbuluara janë më të vogla se planeti Neptun. Ky i fundit si dihet ka reze 4 herë më të vogël se planeti Tokë. Teleskopi Kepler është lançuar në vitin 2009 dhe është pjesë e misionit të NASA-së që peshon 600 milionë dollar. Qëllimi i tij është hulumtimi i të panjohurave të galaksisë ‘Rruga e Qumështit’.

Para të mërkurës Kepler kishte identifikuar edhe 246 exo –planete, gjë që e rriti numrin e trupave të këtillë qiellor të identifikuar në 961. Kjo është më shumë se gjysma e zbulimeve që janë bërë në identifikimin e exo –planeteve gjatë 20 viteve të fundit.