Napoli kërkon Raul Albiolin

Napoli kërkon Raul Albiolin

Napoli kërkon Raul AlbiolinSkuadra e Napolit ka shprehur interesim për mbrojtësin e Real Madridit, spanjollin Raul Albiol përcjellë “Marca” të dielën.

Trajneri i Napolit, Rafael Benitez po kërkon përforcime për repartin e mbrojtjes dhe si zgjidhjen më të mirë e sheh spanjollin Albiol.

Ai është i gatshëm që për transferimin e tij t’i paguajë Realit tetë milionë euro dëmshpërblim. Albiol 27-vjeçar, ka kontratë me Realin deri në vitin 2015 dhe është i gatshëm të largohet nga “Santiago Bernabeu” për një klub që i ofron minutazhë më të madhe.

Napoli ka raporte të mira me Realin, pasi ditë më parë konkretizoi transferimin e mesfushorit Jose Callejon.