Napoli kërkon edhe Dzeko e Damiao

Napoli kërkon edhe Dzeko e Damiao

Napoli kërkon edhe Dzeko e DamiaoNë pritje të zyrtarizimit të kalimit të Edison Kavanit në radhët e sakuadrës së PSG, drejtuesit e skuadrës së Napolit vazhdojnë të jenë aktiv në merkato duke kërkuar ti vënë në dispozicion teknikut Benitez kontigjentin e duhur për sezonin e ri futbollistik.

Së fundmi napoletanët kanë arritur të nënshkruajnë me mesfushorin e Real Madrid, Hoze Maria Kajehon. 26-vjeçari do të lërë Madridin brenda javës, për t’iu bashkuar formacionit të Rafa Benitez. Sipas “AS”, marrëveshja mes dy klubeve është arritur për shifrën 10 milionë euro. Kajehon iu bashkua dy vjet më parë Realit të Madridit, që pagoi 5.5 milionë euro në arkat e Espanjolit, por arriti të shiste për një shumë gati dyfish më të lartë, duke përfituar 4.5 milionë euro.

Përveç spanjollit, në kampin Napoletan po lëvizet fuqishëm që në shërbim të ish teknikut të Chelsit të vihen edhe lojtarë të tjerë. Sipas mediave italiane emrat më të lakuar të momentit janë braziliani Damiao dhe boshnjaku Edin Dxeko. Ndërsa ka rënë disi interesi për të mbyllur marrëveshjen me Bayern Mynih për kartonin e sulmuesit Mario Gomesh. Ajo që vihet re në këtë merkato të nënkampionve të Italisë është gjetja e një sulmuesi për të sëvendësuar uruguianin Kavani.

Për sulmuesin brazilian Damiao, presidenti i Napolit ka dërguar emisarët e tij në Brazil për të biseduar rreth transferimit, por akoma nuk janë dhënë detajet e një transferimi të mundshëm. Ndërsa përsa i përket sulmuesit të Manchester Sitit, operacioni duket jo shumë i vështirë duke marrë parasysh dëshirën e lojtarit për të luajtur në Seria A. Për Dxekon drejtuesit e “Qytetarve” Britanikë kërkojnë plot 20 milion euro një shumë kjo e arsyeshme nëse shitja e Kavanit do të arkëtojë plotë 64 milion euro.

Napoli kërkon ta zgjidhë sa më shpejtë çështjen e zëvendësuesit të Kavanit ndaj në orët e ardhëshme të merkatos pritet të mësojmë se kush do të jetë pasuesi i “El Matador”, në radhët e nënkampionve të Italisë.