per-nani

Nani: Dua t’i torturoj mbrojtësit

Mesfushori i Manchester United, Luis Nani e ka pranuar se ai ka dëshirë të torturojë mbrojtjen kundërshtare.

“Në fillim nuk më njihnin mirë, dhe nuk e dinin se çfarë mund të bëj. Por, tani në momentin që unë marr topin dy lojtarë më vijnë nga pas. Pastaj, unë tregohem i mençur dhe iki nga ta. Më pëlqen kjo. Kam dëshirë të jem lojtar nga i cili kanë frikë. Kur e kam topin ndjej besim, dhe kam dëshirë t’i dribloj kundërshtarët”, ka thënë portugezi.

Ai ka mirëpritur konkurrencën brenda ekipit pas blerjes së Ashley Young duke thënë se kjo do ta bëjë edhe më të fortë skuadrën e Alex Ferguson. Nani ka luajtur rol të rëndësishëm sezonin e kaluar kur United fitoi titullin e 19 rekord të Anglisë.