Nait Hasani :Nuk do ta votoj Projektligjin për amnistinë

Nait Hasani :Nuk do ta votoj Projektligjin për amnistinë

 Nait Hasani :Nuk do ta votoj Projektligjin për amnistinëDeputeti i PDK-së, Nait Hasani po e sfidon Qeverinë Thaçi. Ai tha se nuk do të votojë Projektligjin për amnistinë edhe pas heqjes së nenit 3. Ai vlerëson se ky Projektligj është shumë i dëmshëm për Kosovën. “Unë jam kundër këtij Projektligji, prandaj edhe pas ndryshimit do të votoj përsëri kundër”, tha Hasani

Qeveria e Kosovës dje ka miratuar Projektligjin për amnistinë, duke hequr nenin 3. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë ndryshimi është arritur në harmoni me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës me 70 vota për, 21 kundër dhe 2 abstenime nuk ka arritur të kaloj në lexim të parë ky Projektligj, pasi që janë dashur 2/3 e votave të deputetëve. Kurse gjatë debatit një pjesë e deputetëve kanë kërkuar heqjen e nenit 3 nga ky projektligj.
Deputeti i PDK-së, Hasani tha për “PrizrenPress”, se ky Projektligj edhe pas heqjes së nenit 3 ka shumë të meta, të cilat do të dëmtojnë inversin e përgjithshëm të Kosovës.

“Në atë Projektligj përveç veprave politike në kundërshtim me rendin kushtetues janë dhe kontrabanda, droga, duhani, nafta dhe të gjitha krimet e tjera, prandaj asgjë nuk u ndryshuar”, tha Hasani. Ai tha se në këtë Projektligj nuk hyjnë edhe luftëtarët e UÇK-së.” Përderisa nuk hynë edhe shokët e mi qe janë në burgje e nën hetime vetëm pse kanë bërë luftë çlirimtare dhe e kanë cliruar Kosovën nga Serbia, unë do të votoj kundër “, tregoi Hasani.

Sipas tij në këtë Projektligj duhet të hiqet ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, zjarrvenia, mbajtja në pronësi dhe kontroll i armëve, moslajmërimi i veprave penale, dhënia e ndihmës së veprës penale, keqpërdorimi i autorizimeve, shmangia nga tatimet, heqja e instalimeve publike, keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike, tregtia e ndaluar, rrezikim i trafikut, falsifikim i dokumenteve, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës, dispozitat penale të kodit doganor, mashtrimi nga taksat e importit të akcizës, dhe produktet e akcizës.”Këto vepra dhe disa të tjera nuk janë politike dhe nuk kanë të bëjnë më marrëveshjen.Këto janë hajni dhe kontrabandë”, tha Hasani.
Sipas tij, me këtë Projektligj të amnistisë, Serbia po del shtet i së drejtës.” Me këtë Projektligj Serbia po del si shtet i së drejtës, ndërsa ne si njerëz kriminal që kemi luftuar kundër Serbisë”, tha Hasani./

  • Ivujturi

    Te lumt o nait por te lutna bane edhe nai shok qe ke per vot kunder se per ner ne shkoft qeshtu kuku per ata qe ran per liri e mazamakeq per ata qe mbeten gjall