Javier-Zanetti

Nagatomo mungon, Zanetti gati për Milanin

Bosi i Interit, Gian Piero Gasperini, ka konfirmuar se Yuto Nagatomo definitivisht do të mungojë në Superkupën e Italisë pas një lëndimi të pësuar në miqësoren parasezonale ndaj Celticut.

Gasperini për dallim nga kolegu i tij Allegri ka lejuar që lojtarët që luajtën në Copa America të pushojnë dhe të mos luajnë në superkupë. Por, pas këtij lëndimi, ai ka lënë të hapur derën për rikthimin e Maiconit dhe Zanettit në skuadër.

“Fatkeqësisht ky është rreziku nëpër këto turne parasezonale. Ne definitivisht do të jemi pa Nagatomon në Pekin dhe kështu do të mendojmë nëse duhet të ftojmë disa prej lojtarëve të cilëve u kam dhënë pushim”, ka thënë Gasperini.