Nafta 105 dollarë për fuçi

Nafta 105 dollarë për fuçi

Nafta 105 dollarë për fuçiNafta Brent e Londrës ra lehtë drejt 105 dollarëve për fuçi, ndërsa një ditë më parë u rrit në masë të konsiderueshme për shkak të tensionit gjeopolitik në Lindjen e Mesme, ku ushtria rrëzoi presidentin e vendit Mohamed Mursi. Ky ka qenë faktori kryesor që ka rritur naftën, të paktën në tre sesionet e fundit.

Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës ra me 23 cent në 105.5 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga 19 Qershori, ndërsa nafta Bruto amerikane u rrit me 11 cent në 101.3 dollarë për fuçi, niveli më i lartë në 14 muajt e fundit.

Sot parashikohet që luhatshmëria të jetë e vogël pasi tregjet financiare në SHBA do të jenë pushim për shkak të Ditës së Pavarësisë. Ndërsa në ditën e Premte raporti mbi punësimin për muajin Qershor do të jetë shumë i rëndësishëm në ecurinë e çmimeve të naftës.