Myweather dhe Pacquiao më 2 maj dueli i shekullit

Myweather dhe Pacquiao më 2 maj dueli i shekullit

Myweather dhe Pacquiao më 2 maj dueli i shekullit Mediat në Angli kanë raportuar se dueli i shekullit në boks po afron, pasi ai pritet të zhvillohet më 2 maj të këtij viti ndërmjet Floyd Myweather dhe Manny Pacquiao.

Edhe pse nuk është ende zyrtare, mediat në Angli kanë filluar të raportojnë se dueli ndërmjet Myweather dhe Pacquiao do të luhet më 2 maj të këtij viti në Las Vegas.

Kjo përballje ndryshe quhet dhe përballja e shekullit, pasi triumfuesi në fund do të fitojë hiç më pak se 200 milionë euro.

Në ditët në vazhdim, pritet të arrijë dhe lajmi zyrtar sa i përket kësaj përballjeje e cila pritet të thyejë të gjitha rekordet e mundshme sa i përket boksit.