Muzika klasike ndihmon në stërvitje

Muzika klasike ndihmon në stërvitje

Muzika klasike ndihmon në stërvitjeNëse nuk jeni të kënqur me rezultatet e palestrës, atëherë fajin e ka muzika në sfond gjatë kohës që bëni ushtrime. 

Një studim del në përfundimin se muzika ritmike nuk është aspak më e mira për stërvitje. Sipas tij, muzika klasike është ajo që sjell rezultatet më të kënaqshme.

Këshilla vjen nga neurologu Jack Lewis, i cili ka përpiluar një raport ku ka nxjerrë zhanret e muzikës më të përshtatshme për aktivitetin tuaj fizik. Ai thekson se muzika klasike ndihmon në qetësimin e trupit.

“Muzika klasike është idealja në palestër sepse ndihmon të ulë ritmin e punës së zemrës dhe ul presionin e gakut. Rekomandoj simfoninë e katërt të Bethovenit”, shprehet Lewis.