Muzika ju bën më inteligjent

Muzika ju bën më inteligjent

Muzika ju bën më inteligjentNjë studim i kryer nga Universiteti i Torontos tregoi se praktikimi i një instrumenti muzikor ndikon në nivelin e inteligjencës së një personi (IQ).

Studiues kanë ndjekur zhvillimin e 144 fëmijëve gjatë vitit të tyre të parë në shkollën fillore. Disa ishin të regjistruar në kurset e muzikës, kurse të tjera të artit dramatik, ndërkohë që pjesa tjetër nuk praktikonte asnjë aktivitet pas shkolle. 

Studiuesit vunë re një dallim të theksuar midis IQ së fëmijëve të cilët studionin muzikë dhe të tjerëve. Muzika nuk është i vetmi aktivitet për të stimuluar inteligjencën e fëmijëve, por ajo ka avantazhin e të qenit e këndshme dhe trajtohet si hobi, ndryshe nga matematika.