Mustafa: Marrëveshja siguron sistem unik të drejtësisë

Mustafa: Marrëveshja siguron sistem unik të drejtësisëKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar kabinetin e tij për arritjen e marrëveshjes për drejtësinë në Bruksel. Mustafa ka thënë se kjo marrëveshje është një e arritur pasi siguron sistemin unik të drejtësisë.

Ai ka thënë se për herë të parë ligjet e Kosovës do të aplikohen në tërë vendin.Kryeministri ka sqaruar se emërimi i gjyqtarëve do të bëhet në harmoni me strukturën e popullsisë në komuna, transmeton Gazeta Tribuna.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se më këtë marrëveshje kanë arritur t’i mbrojnë pesë synime

“E para është rujt sistemi unikë, aplikueshmëria e ligjeve në tërë Kosovën, është ruajt emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, mos ndryshimi i ligjeve, mbyllja e strukturave paralele në gjyqësi”, ka thënë Kuçi.

Kryeministri Mustafa në fund e ka njoftuar kabinetin qeveritar edhe për takimet që ka pasur në Bruksel, nga ku ka marrë përkrahje për themelimin e FAK-ut.