Mungesë reformash në Itali?

Mungesë reformash në Itali?

Mungesë reformash në Itali?“Qëndro në shtëpi për të kursyer” është motoja e këtij viti në Itali. Kjo për shkak se çmimet e hoteleve, ofertave pako të udhëtimit dhe benzinës janë rritur mes tetë dhe 20% që nga fillimi i krizës në vitin 2009.

Italia përjeton verën e ardhshme të krizës. Tetë milionë italianë duan të heqin dorë nga pushimet tradicionale verore në korrik apo gusht për shkak të krizës ekonomike, raporton gazeta “Corriere della Sera”. Sipas një sondazhi të një shoqate të punëdhënësve janë vetëm 58 për qind e italianëve që kanë planifikuar të udhëtojnë këtë verë, vitin e kaluar kanë qenë 66 për qind.

“Qëndro në shtëpi për të kursyer” është motoja e këtij viti. Kjo për shkak se çmimet e hoteleve, ofertave pako të udhëtimit dhe benzinës janë rritur mes tetë dhe 20 për qind që nga fillimi i krizës në vitin 2009.

Pamje nga bregdeti në Rimini Pamje nga një plazh në Rimini

Papunësia në rritje
Në disponimin e njerëzve nuk ndikon vetëm anulimi i pushimeve por edhe parashikimet aktuale të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD). OECD është një organizatë me seli në Paris të Francës ku janë të përfaqësuara 34 vende të industrializuara. Të martën (17.07.2013) ajo njoftoi se shkalla e papunësisë do të rritet në shumë vende evropiane në vitin e ardhshëm. Në Itali, deri atëherë ajo pritet të arrijë në 12.5 për qind. Sidomos papunësia e të rinjve është shumë e lartë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Uashington gjatë javës së kaluar kishte korrigjuar për poshtë parashikimet e tij për Italinë. Sipas FMN-së, ekonomia pritet të tkurret me 1.8 për qind në vend të 1.5 për qind sa ishte menduar më parë. Megjithatë, FMN-ja parasheh që ekonomia italiane ta marrë pak veten vitin e ardhshëm me një ngritje prej 0.7 për qind. “Niveli më i ulët arrihet në vitin 2014 dhe pastaj mund të fillojë ngritja përsëri”, shpreson edhe Norbert Pudzich, nga Dhoma Gjermano-Italiane e Tregtisë në Milano.

“Kriza është ende e pranishme”
Në foto, Norbert Pudzich Në foto, Norbert Pudzich
Më pak optimiste është Agjensia e vlerësimit të riskut Standard & Poor’s, e cila e ka dërguar javën e kaluar Italinë në pushime verore me një zhvlerësim të notës së bonitetit. S&P e uli notën e bonitetit për Italinë nga «BBB+» në «BBB», për shkak të parashikimeve të dobëta për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Italia gjendet e mbërthyer nga një recesion i vazhdueshëm.
Kriza nuk është kapërcyer, paralajmëron edhe Norbert Pudzich i Dhoma Gjermano-Italiane e Tregtisë. “Kriza është aty, për aq kohë sa nuk do të jenë trajtuar ndryshimet thelbësore”, thotë Norbert Pudzich në një intervistë me Deutsche Welle. Ai bën thirrje për reforma. “Nga njëra anë është kriza e trajtuar thjeshtë në shifra dhe në anën tjetër është perceptimi dhe vlerësimi i krizës.” Tregjet financiare ende do të qëndrojnë të rezervuara.
Por spekulimet kundër Italisë mund të rriten, paralajmëron Agjensia e vlerësimit të riskut Standard & Poor’s në vlerësimin e saj të fundit. Kryeministri i Italisë Enrico Letta i cili drejton një qeveri të mbështetur nga një koalicion i gjerë, e pranoi në mediet italiane se vendi i tij si ekonomia e tretë për nga madhësia në eurozonë “vazhdon të jetë nën vëzhgim të veçantë”.

Monti: “Nuk duhet të ketë asnjë hap prapa”
Në vjeshtë priten protesta të reja kundër politikës së kursimeve Në vjeshtë priten protesta të reja kundër politikës së kursimeve
Pas dy muajsh në detyrë, koalicioni i gjerë në Itali nga e majta e bashkuar pas Letta-s si kryeministër, e djathta e Silvio Berluskonit dhe liberalja e profesorit të ekonomisë Mario Monti, po i kthehet ngadalë realitetit. Presioni e ka edhe të mirën e tij, thotë Norbert Pudzich nga Dhomës e Tregtisë në Milano. “Kjo do të ketë një ndikim pozitiv. Kjo me siguri që do të bëj më objektive atmosferën në parlament dhe përfundimisht do të fillohet me procesin e reformave i cili me siguri që nuk do të ketë ritmin e dëshiruar nga qarqet e jashtme. Por në aspektin afatgjatë situata do të përmirësohet këtu.”

Ish-kryeministri Mario Monti, i cili me një parti të vogël liberale ekonomike është pjesë e koalicionit të madh qeveritar, paralajmëroi në një intervistë me gazetën “Handelsblatt” nga rikthimi te zvarritjet e vjetra. “Nuk duhet të ketë asnjë hap prapa”, tha Monti.