Mungesa e simboleve nuk e zbeh miqësoren e Kosovës

Mungesa e simboleve nuk e zbeh miqësoren e Kosovës

Mungesa e simboleve nuk e zbeh miqësoren e KosovësNuk u lejuan të dëgjojnë himnin e tyre kombëtar e as të mbajnë të veshur simbole kombëtare, e më pas ndeshja përfundoi 0:0 në një terren të mbuluar nga balta.

Por, miqësorja ndërkombëtare e Kosovës kundër Haitit të mërkurën u lavdërua si sukses i madh.

Skuadra e Albert Bunjakit përfundoi me mbuluar me baltë pas paraqitjes në shi në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë, por kjo ishte brenga e tyre e fundit në qytetin e ndarë etnikisht, që sinjalizoi fillimin e nisjes së Kosovës në betejën e gjatë të zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

“Duke lënë anash mungesën e përgatitjeve, dhe terrenin shumë të vështirë, si dhe duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, ne të gjithë duhet të jemi të lumtur sepse të gjithë jemi fitues”, deklaroi selektori Bunjaki, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Jam shumë i lumtur me atë që kam parë në këtë ndeshje. Ky është hapi ynë i parë në një rrugëtim të gjatë që kemi para nesh, ku objektivi është kualifikimi për një Kampionat botëror. Ne kemi treguar se e meritojmë të jemi në botën e futbollit”.

Tifozët e gëzuar në tribunat e stadiumitTifozët e gëzuar në tribunat e stadiumit
Gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia, Kosova është njohur nga më tepër se 100 shtete por jo Serbia dhe mbështetësi i saj, Rusia.

Pa ulëse në Kombet e Bashkuara, Kosova nuk mund të jetë anëtare në FIFA ose UEFA. Pas negociatave mes Federatës serbe, FIFA vendosi në janar që Kosova të ketë të drejtë të zhvillojë ndeshje miqësore kundër shteteve tjera përderisa nuk shfaq simbole kombëtare përfshirë flamuj, ose intonoj himnin kombëtar.

Si rezultat, ekipi hyri në ndeshjen e së mërkurës me emrin ‘Kosova*’, në shpinë, dhe një yll të shtuar pas tij në përputhshmëri me marrëveshjen e realizuar mes palës serbe, asaj kosovare, dhe FIFA’s.

Më tepër se 17 mijë tifozë të futbollit e përcollën ndeshjen – secili duke bartur një flamur të vogël të dhuruar nga organizatorët – me dëshirë të madhe të shohin yje me origjinë nga Kosova si mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, Xherdan Shaqiri nga Bayern Munich dhe Valon Behramin nga Napoli.

Fatkeqësisht për spektatorët asnjëri prej tyre nuk ishte në fushë dhe shumica e futbollistëve që formuan formacionin bazë ishin pjesë e një gjeneratë të kosovarëve, familjet e së cilëve u larguan nga vendi i varfër dhe represioni në vitet e 90’ta.

Mesazhi per Shaqirin dhe të tjerët: Ne kemi nevojë për ju!Mesazhi per Shaqirin dhe të tjerët: Ne kemi nevojë për ju!
Ndeshja u zhvillua në qytetin e Mitrovicës, të ndarë në lumin Ibër mes shqiptarëve në jug dhe serbëve në veri, që mohojnë shtetësinë e kosovës.

Mitrovica mbetet nën përkujdesve të forcave të NATO’s që tani numëron rreth 5 mijë ushtarë. Infrastruktura sportive e Kosovës ka mbetur e mangët si rezultat i izolimit, luftës dhe politikës gjatë betejës së gjatë për liri nga Beogradi.

Shteti ka 1.7 milionë banorë dhe investoi mbi 700 mijë euro për të rinovuar stadiumin ku u zhvillua ndeshja, që filloi nën shpërthimin e fishekzjarrëve.

“Ne e kemi pritur këtë moment me shekuj. Nuk mund ta përshkruaj, unë të jem prezent në një ndeshje ku luan shteti im? E pabesueshme”, deklaroi Agron Kastrati, 33-vjeç, derisa valonte një flamur të Kosovës.