Luka Modric

Mungesa e Modric, aludim për largim

Luka Modric nuk është përfshirë në skuadrën e Tottenhamit për ndeshjen kualifikuese të Europa League ndaj Hearts, për shkak të një lëndimi në kofshë.

Megjithatë, ky lëndim në kofshë nga mediat angleze nuk shihet si lëndim por si pretekst dhe aludim para transferimit të kroatit te Chelsea.

Andres Villas Boas është që një kohë të gjatë në kërkim të Modric, i cili njihet për aftëistë organizative të lojës, të cilat do t’u ndihmonin shumë Bluve pas barazimit dëshpërues ndaj Stoke Cityt në javën e parë të Ligës Premier.