Mungesa e marrëveshjes rrezikon zgjedhjet në Kosovë

Mungesa e marrëveshjes rrezikon zgjedhjet në Kosovë

Mungesa e marrëveshjes rrezikon zgjedhjet në Kosovë Kosovarët mund të ndodhë që më 3 nëntor të mos u drejtohen kutive të votimit. Mungesa e marrëveshjes në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq, pritet që të ketë ndikim në gjithë procesin zgjedhor.

Të dy kryeministrat nuk kanë arritur të martën, as pas shtatë orë bisedimesh, të merren vesh për listat e votuesve që do të përdoren në zgjedhjet lokale, që planifikohet të mbahen edhe në veri të Kosovës, shkruan sot ‘Tribuna’. Në bazë të Ligjit aktual të zgjedhjeve, partitë politike kanë afat më së largu deri më 4 shtator për t`u regjistruar, në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Liderët aktualë paralelë të veriut kanë marrë vendim që të mos marrin pjesë në zgjedhje, derisa edhe krijimi nga Beogradi i një liste unike të serbëve, që do të garonin në zgjedhje, është rrezikuar pas mungesës së marrëveshjes për zgjedhjet.