14zbok_1408112042_1

Mundeni zbokthin

Shamponët kundër zbokthit ndoshta janë efektivë, mirëpo janë të rrezikshëm, sepse përmbajnë disa substanca agresive, të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut. Për këtë arsye ju rekomandojmë që zgjidhjen e këtij problemi ta gjeni përmes rrugëve natyrale. 

Zbokthi ndodh për shkak të pastrimit dukshëm masiv të qelizave të vdekura nga kafka. Deri të paraqitja e tij vjen për shkak të regjenerimit të shpejtë të epidermës: në vend të mesatarisht 28 ditëve, ky proces zgjat 14 ditë. Zbokthi shpesh shkakton të kruara dhe siklet. Preparatet kundër zbokthit në fakt ngadalësojnë ciklin e regjenerimit të qelizave, eliminojnë zbokthin e thatë ose seborrheic, pastrojnë kafkën dhe qetësojnë të kruarën.

Kujdes me substancat e rrezikshme

Shamponët kundër zbokthit përmbajnë disa nga materiet shumë toksike të cilat pengojnë pastrimin natyral të kafkës. Agjensët kundër zbokthit në këta shamponë, përveç tjerash, janë edhe selen-sulfidi, resorcinoli, polivinilpirolidoni (PVP), formaldehidi, detergjenti, ngjyra dhe aroma artificiale.

Selen-sulfidi nëse gëlltitet mund të çojë në degjenerim të organeve vitale. Selen-sulfidi largon zbokthin nga flokët, ndërsa përdoret edhe për shërimin e tinea versicolor-sëmundjet kërpudhore (fungale) të lëkurës. Nëse lëkura e kokës është e prerë ose e gërvishtur, nuk duhet përdorur selen-sulfid, do të thotë shamponët që e përmbajnë atë. Po ashtu, kujdesuni që kjo substancë të mos ju depërtojë në sy, e nëse kjo ndodh shpërlani sytë shpejt me ujë.

Mos e lëni selen-sulfidin të qëndrojë gjatë në flokë dhe lëkurë (për shembull gjatë natës), sepse ju irriton. Këtë ilaç nuk guxojnë të përdorin fëmijët nën moshën 12 vjeçare pa lejen e mjekut. Selen sulfiti ka kundërefekte. Drejtojuni mjekut nëse simptomat në vijim janë të forta dhe zgjasin: yndyrosje e tepërt e flokëve dhe lëkurës ose tharje e tepërt e flokëve dhe lëkurës së kokës, humbje e flokëve, humbje e ngjyrës së flokëve. Po ashtu nëse ndieni ngacmim të lëkurës dhe kafkës, konsultohuni me mjekun.

Dobia e dyshimtë

Lëkura absorbon shpejt resorcinolin. Ka po ashtu efekt antiseptik. Mirëpo, përdorimi i tij mund të çojë në pezmatim të syve dhe kapakëve të tyre, marramendje, shqetësim, përshpejtim të punës së zemrës, djersitje, alivani dhe konvulsione (ngërçe). Nëse depërton në organizëm përmes plagës ose prerjeve në lëkurë, mund të shkaktojë sëmundjen e gjakut të quajtur methemoglobinemia. Dyshohet edhe se ndikon në sistemin endokrinar. Ka efekt toksik në jetën bregdetare. Organizata Health Canada, megjithatë ka raportuar se ky përbërës “nuk paraqet problem për lëkurën e kokës sepse aty gjinden vajra mbrojtëse të cilat krijohen natyralisht”.

Në BE të ndaluara, ndërsa në SHBA përdorim i kufizuar

Formaldehid është nja gaz pangjyrë më erë të fortë, i cili mund të shkaktojë përlotje të syve, djegie të syve dhe fytit, të përziera, vështirësi në frymëmarrje te disa njerëz të cilët i ekspozohen nivelit të lartë (më tepër se 0.1 pjesë në milionë). Koncentrimi i lartë, te disa njerëz, mund të shkaktojë sulm astmatik. Ekzistojnë dëshmi se disa njerëz mund të kenë ndjeshmëri të tepruar ndaj formaldehidit. Efektet shëndetësore përfshijnë edhe irritimin e mukozës së syrit, hundës dhe fytit, kollitje, ndjenjën e rraskapitjes, puçrra në lëkurë dhe reaksione të tjera alergjike. Po ashtu mund të shkaktojë të efekte tjera negative shëndetësore sikurse edhe gazrat e tjera organike.

Administrata Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (Food and Drugs Administration) lejon përdorimin e formalheidit me koncentrim të kufizuar. Në BE, kjo substancë është e ndaluar për përdorim në kozmetikë. Në Kanada përdorimi i saj lejohet me koncentrim të kufizuar.

Përbërësi i cili në Evropë është i ndaluar

Katrani po ashtu mund të gjendet në shamponët kundër zbokthit dhe psoriazës. Ky katran ndryshon nga derivatet e katranit i cili përdoret në ngjyrat për flokë. Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtimin e Kancerit e SHBA-ve, thotë se ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme të cilat flasin për efektin kancerogjen të katranit në njerëz. Në BE është i ndaluar përdorimi i tij në kozmetikë që nga viti 2004. Në Kanada e konsiderojnë ilaç, por po ashtu përmban shamponë terapeutikë. Në Kaliforni produkti i cili përmban katran duhet patjetër të ketë mbishkrimin “Kujdes! Ky produkt përmban një kemikale për të cilën shteti i Californias është në dijeni se mund të shkaktojë kancer”.

Edhe pse është e vërtetë se përbërësit e sipërpërmendur bëhen të rrezikshëm vetëm në sasi të mëdha, nuk duhet të injorohet efekti i tyre grumbullues (kumulativ).

Kundër zbokthit, në mënyrë natyrale

Shampon nga trumza

Zieni derisa të vlojnë shtatë lugë të plota të trumzës së thatë me dy filxhanë ujë, gjatë dhjetë minutash. Kullojeni dhe lëreni të ftohet. Derdhni gjysmën e sasisë në flokë të pastra e të lagura. Bëni masazh majës së kokës dhe mos e shpërlani. Pjesën e mbetur përdoreni ditën tjetër.

Shampon nga hithrat

Përgjatë dhjetë ditëve mbani 15 gramë të hithës së thatë në 70 për qind tretësirë të alkoolit. Pastaj, alkoolin kullojeni. Para larjes vëni tri lugë të këtij shamponi në ujin në të cilin keni përzier një vezë dhe përzieni së bashku. Shamponin aplikojeni në këtë mënyrë: flokët e thatë ndani në pjesë 2-3 cm dhe secilën lageni me një shpuzë të cilën e keni futur më parë në shamponin e përgatitur. Pjesën e mbetur të shamponit derdheni në kokë, bëjini masazh dhe në fund shpërlajeni mirë.