MTI-ja akuzohet për krijimin e monopolit në kontrollin e cilësisë së naftës

MTI-ja akuzohet për krijimin e monopolit në kontrollin e cilësisë së naftës

MTI-ja akuzohet për krijimin e monopolit në kontrollin e cilësisë së naftësSaybolt Pan Adriatika për më shumë se një vit është e vetmja Trupë Inpektuese e autorizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për vlerësim të konformitetit për naftën. Që nga mesi i vitit 2012, kjo ministri nuk ka bërë asnjë ftesë publike për t’u mundësuar edhe trupave të tjerë të autorizohen.

Ministria e udhëhequr nga Mimoza Kusari- Lila thotë se fakti që vetëm Saybolti është i autorizuar si trupë inspektuese për vlerësim të konformitetit nuk përbën pozitë monopoliste. Por, të kundërtën thotë pronarja e KPU Inspekt, Lirije Karaxha Pula. Ajo e akuzon ministren Kusari Lila për shkelje ligjore dhe shpërdorim të pozitës zyrtare, duke mos autorizuar edhe trupa të tjerë të konformitetit.

Sipas saj, MTI-ja i ka mundësuar Saybolt Pan Adriatika që të ketë monopolin në vlerësimin e konformitetit në sektorin e karburanteve.

Ajo thotë se ministrja e Trgtisë dhe e Industrisë tash e një vit është duke ndërmarrë “veprime skajshmërisht të kundërligjshme, në formën më të qartë të shperdorimir të detyrës zyrtare dhe me konflikt të interesit”./bs/