Skuadra e Romës ka pësuar humbje minimale si mysafir i Sienas.

Mposhtet Roma, fiton Napoli

Skuadra e Romës ka pësuar humbje minimale si mysafir i Sienas.

Golin e vetëm e shënoi Calaio nga penaltia në minutën e 51-të.

Nga ana tjetër, Napoli ka fituar përballë Chievos me rezultat prej 2-0.

Me dy gola të shënuar në pjesën e parë, nga Britos (15’) dhe Cavani nga penaltia (38’), napolitanët arkëtuan tre pikë të reja.

Pas kësaj xhiroje, Roma dhe Napoli mbajnë pozitat gjashtë dhe shtatë në tabelë me një pikë diferencë mes tyre.