Mozilla lajmëron nxjerrjen e telefonit Firefox OS

Mozilla lajmëron nxjerrjen e telefonit Firefox OS

Mozilla lajmëron nxjerrjen e telefonit Firefox OSMozilla ka lajmëruar telefonin zyrtar vëzhgues për zhvillues, Firefox OS, pajisje e cila do të përdoret nga zhvilluesit nga e mbarë bota për të testuar softuerin për platformën e re.

Telefoni, i zhvilluar nga Geekspohne (në bashkëpunim me Telefonica), është një smartfon i madhësisë së mesme sipas standardeve të ditëve të sotme; ai ka një CPU prej 1 GHz Qualcomm Snapdrago S1, ka një ekran të ndjeshëm për shumë prekje HVGA prej 3.5 inçësh, një kamerë prej 3 megapiksellë, 512 MB RAM dhe 4 GB memorie ROM.

Pajisja pritet të jetë në dispozicion në muajin shkurt

Ai vjen me një vend për të futur kartën memorie microSD, Wi-Fi N, vend për MicroUSB dhe një llojllojshmëri të sensorëve, duke përfshirë sensorin e dritës dhe g-sensorin.

Në fund, pajisja ka 2 G, 3 G HSPA vjen me një bateri prej 1580 mAh.

Pajisja pritet të jetë në dispozicion në muajin shkurt, ndërkohë që çmimi ende nuk është lajmëruar. (PC World Albanian)