Mozilla Firefox prezanton smartphone-t 25 $

Mozilla Firefox prezanton smartphone-t 25 $

Mozilla Firefox prezanton smartphone-t 25 $Kompania e njohur për browser-in në internet, “Mozilla Firefox” ka prezantuar një prototip shumë të lirë smartphone. Ky telefon i ri kushton vetëm 25 Dollarë.

Risia e Mozillës vjen në bashkëpunim me kompaninë elektronike kineze, “Spreadtrum”, e cila njihet për prodhimet me kosto të ulët.

Edhe pse nuk ofron shërbimet më të mira, mjeti i ri do të ketë disa aplikacione bazë dhe do të na sigurojë lidhje me internet. Sipas përfaqësuesve të kompanisë, ky smartphone do të shenjëstrojë një klientelë që deri më tani, ka blerë celularë të lirë dhe që nuk ofrojnë internet. Megjithatë, këta telefona janë ende në fazën eksperimentale. Do të duhet edhe pak kohë që ata të përhapen masivisht në treg.