josemourinho_1465854a

Mourinho: John Terry nuk është racist

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është vënë në përkrahje të ish-lojtarit të tij, John Terry, të cilin e ka përshkruar si njeri shumë të mirë dhe jo racist.

“Ai nuk është racist. Kjo është njëqind përqind e garantuar nga unë. Ne te Chelsea kishim një skuadër me 12 lojtarë afrikan. Ishte skuadër fantastike dhe ai gjithmonë kishte marrëdhënie të mira me ta”.

“Por, në futboll mund të ndodh, unë e di se mund të ndodh, që gjatë një ndeshje të ketë fjalë, por ato reagime janë të rastësishme. Por, mos thuani ai është racsit sepse unë e di se çfarë po them… këtë do ta thonë edhe Drogba, edhe Geremi, edhe Makelele”, ka thënë Mourinho për CNN.