f.0818020129772_m

Mourinho dhe gjesti anti-njerëzor (video)

Se Jose Mourinho është definitivisht i sëmurë në kokë, apo ndoshta e do shumë ekipin e tij, e tregoi SuperClasico 2 i zhvilluar në Camp Nou, ku strategu portugez realizoi pa kurrfarë dyshimi gjestin më kontravers në histori të futbollit, që do të mbetet në anale me gjenerata të tëra.

Si rodhi incidenti?

Në minutat përfundimtare debutuesi Cesc Fabregas mban topin për të humbur kohë, si zakonisht në ndeshjet e mëdha. Në ato momente vjen Marcelo që ndërhyu në mënyrë brutale në Cesc Fabregasin.

Në këto momente reagon pankina e Barcelonës që zgjohet në shenjë proteste. Të inspiruar edhe më shumë nga trajneri i tyre, lojtarët e Real Madridit me në krye Pepen fillojnë të kacaftyen me lojtarët e Barcelonës – të 40 lojtarët tani të përfshirë në incident.

Teksa gjyqtari dhe zëvëndëstrajneri i Barcelonës, Tito Vilanova po ndanin lojtarët, Jose Mourinho realizoi atë që dikush më së paku priti – Shkoi dhe futi gishtërinjt e tij në syrin e zëvëndëstrajnerit të Barcelonës. Çfarë gjest anti-sportiv, anti-njerëzor.

Situata ndizet edhe më shumë dhe rrëmuja ska të ndalur, derisa kësaj nate e cila filloi me magji futbolli dhe mbaroi me turpin më të madh të parë ndonjëherë, i dha fund Barcelona që ngriti trofeun i cili u fitua me gjak në fushë.

Një gjë është e sigurtë – Jose Mourinho edhe po të fitojë 500 tituj në vazhdim në karrierën e tij, sigurisht se kurrë nuk do të shpallet më trajneri më i mirë në botë. Mourinho do të dënohet me së paku pesë ndeshje suspendim në La Liga, kurse dënime të ashpra pritet të shpërndahen edhe për të tjerët të përfshirë në incident.

 

httpv://www.youtube.com/watch?v=uUgOuzWvDfE

httpv://www.youtube.com/watch?v=2ID5z9t7NMU

httpv://www.youtube.com/watch?v=Ekc9X23vivg