Motorola së shpejti me një version Moto X me 64GB hapësirë

Motorola së shpejti me një version Moto X me 64GB hapësirë

Motorola së shpejti me një version Moto X me 64GB hapësirëSipas një raporti të publikuar në Rusi, ne mund të shohim së shpejti një version 64GB të telefonit inteligjent Motorola Moto X. Sipas një imazhi të publikuar në faqen Moto Maker, telefoni inteligjent Moto X me këtë kapacitet të hapësirës së brendshme do të kushtojë 449.99 dollarë.

Kjo do të thotë se telefoni do të jetë 50 dollarë më shumë se versioni me 32GB hapësirë të brendshme, dhe 100 dollarë me shumë se versioni me 16GB. Nuk është bërë akoma e ditur se kur do të jetë në dispozicion për t’u blerë versioni me 64GB hapësirë.

Pasardhësi i telefonit Moto X, Moto X+1, është shfaqur në internet, por specifikat e tij nuk janë zbuluar akoma. Telefoni Motorola Moto X nuk ofron mbështetje për kartë microSD, kështu versioni me 64GB hapësirë mund të tërheqë personat që duan pajisje me shumë memorie të brendshme.