images (2)

Motorola Charm tani është në shitje

Siç edhe ishte premtuar më herët, modeli më i ri i telefonit -Motorola Charm tani është në dispozicion për shitje në T-Mobile.

Telefoni i zgjuar i Motorola’s bazohet në sistemin operativ Android, ndërsa përmban tastierë të plotë QWERTY, ekran të ndjeshëm në prekje me 2.8 inç.

Në këtë telefon është integruar edhe versioni i parafundit, Android 2.1, ndërsa komponenta e avancuar e Motorola’s për rrjetet sociale, Motoblur, është njëra ndër karakteristikat shtesë që përfshihen në këtë telefon.

Charm është i pajisur me procesor me 600MHz, lidhjet Wi-Fi, Bluetooth dhe GPS. MicroSD kartela me 2GB është e integruar në këtë pajisje, e cila posedon edhe kamerën me 3 mega-piksel.