Motorola Charm del në shitje

Motorola Charm del në shitje

Motorola lëshon në shitje një telefon të mençur me Android në stil të BlackBerry, për adhuruesit e shkrimit të e-mailave më të gjatë.

Motorola për verën e kësaj viti ka paralajmëruar modelin Charm, një prej telefonave të saj të parë të mençur me sistemi operativ Android të Google dhe ekran peizazhi në stil të BlackBerry. Ekrani është me diagonale prej 2.8 inçësh të ndjeshëm në prekje, derisa shkrimi i porosive dhe e-mailave lehtësohet nga tastiera e integruar QWERTY.

Risia me emrin Backtrack është tasti i navigacionit (trackpad) i cili gjendet në prapavijë të Charmit, e ai do të duhej që shfrytëzuesve tu mundësojë që më lehtë të shfletojnë internetin apo të lexojnë tekste më të gjata.

Pajisja është e bazuar në sistemin operativ Android 2.1 me shtojcat Motoblur, e nga karakteristikat tjera dihet edhe për kamerën 3 megapikselëshe, mundësia e publikimit të shpejtë të përmbajtjeve në rrjetet për shoqërim dhe shërbime të ngjashme, lidhja WiFi si dhe teknologjia CrystalTalk Plus për kualitet më të mirë të zërit gjatë bisedës.

Tani për tani Charm është paralajmëruar vetëm për tregun e SHBA-ve, e data e saktë e daljes në shitje dhe çmimet ende nuk janë të njohura.