Motorët më të mirë të 2013

Motorët më të mirë të 2013

Motorët më të mirë të 2013Koha vërtetë po kalon shpejt. Lista e “Ward’s Auto” e dhjetë motorëve më të mirë edhe këtë vit u publikua dhe në të gjetën vend prodhuesit gjerman, japonez dhe amerikan.

Kushti themelor për plasman në mesin e dhjetë më të mirëve është që motori duhet të jetë në dispozicion në veturat komerciale në pjesën e parë të vitit 2013 dhe çmimi i veturës në të cilën gjendet nuk do të kalojë shumën prej 55.000 dollarë amerikanë.

Motori i “Audi”-së ai 3-litra me benzinë V6 nga modeli S5 u gjend në vendin e parë, ndërsa shumë vetë ishin të lumtur që në mesin e fituesve gjendet edhe motori 2-litra i “Subaru-s”.

Marrë parasysh që kemi të bëjmë me përzgjedhje amerikane, mos t’ju befasojë fakti që në këtë listë nuk gjendet asnjë motor me naftë. Në vazhdim do të paraqesim listën e dhjetë motorëve më të mirë për vitin 2013: 3.0L TFSI Supercharged DOHC V-6 (Audi S5), 2.0L N20 Turbocharged DOHC I-4 (BMW 328i), 3.0L N55 Turbocharged DOHC I-6 (BMW 135is coupe), 3.6L Pentastar DOHC V-6 (Ram 1500), 2.0L EcoBoost DOHC I-4 (Ford Focus ST/Taurus), 5.8L Supercharged DOHC V-8 (Ford Shelby GT500), 2.0L Turbocharged DOHC I-4 (Cadillac ATS)

2.4L DOHC I-4 (Honda Accord Sport), 3.5L SOHC V-6 (Honda Accord) dhe 2.0L FA DOHC H-4 Boxer (Subaru BRZ).