moratti-massimo-250

Moratti: Sneijder nuk largohet

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se Wesley Sneijder është i pa prekshëm dhe se nuk do të largohet nga klubi, pa marrë parasysh situatën me Samuel Eto’on i cili është pranë kalimit te Anzhi.

“Ka pasur shumë spekulime për Sneijderin. Nuk ka lidhje nëse Eto’o largohet apo qëndron në klub”.

“Sneijder ishte i pa prekshëm edhe para situatës me Eto’on, dhe kështu është edhe nëse Eto’o tani do të largohet. Shkurt, Sneijder nuk shkon askund”, tha Moratti për La Gazzetta dello Sport.