Moody's ulë noten për gjashtë banka të mëdha kanadeze

Moody’s ulë noten për gjashtë banka të mëdha kanadeze

Moody's ulë noten për gjashtë banka të mëdha kanadezeAgjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Moody’s” njoftoi të hënën ulje të notave për gjashtë banka të mëdha kanadeze.

Agjencia në New York konkretizoi paralajmërimin e saj të lëshuar tetorin e kaluar, Banka e Montrealit u vlerësua në Aa3, kundrejt Aa2, Banka Scotia në Aa2, kundrejt Aa1, Caisse Centrale Desjardins në Aa2, kundrejt Aa1, Imperial i Tregtisë në AA3, kundrejt Aa2, Banka Kombëtare e Kanadasë në Aa3, kundrejt Aa2 dhe Toronto-Dominion në Aa1, kundrejt Aaa.

“Megjithatë, bankat kanadeze janë ndër bankat më të vlerësuara në botë”, deklaroi zëvendëspresidenti i Moody’s, David Beattie.