mario-monti

Monti në Beograd, për Italinë – Kosova është shtet

Samiti politiko-ekonomik Serbi – Itali ka përfunduar të enjten në Beograd, me nënshkrimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare dhe mesazheve të zyrtarëve të lartë të të dyja vendeve se ekziston petencial i madh për përparimin e bashkëpunimit në ekonomi dhe në planin e integrimeve evropiane.

Si pikë e vetme e mospajtimit është theksuar Kosova, pavarësinë e së cilës e ka pranuar Italia.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, edhe një herë e ka përsëritur frazën e tij se Serbia nuk dëshiron dhe kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës.

Nga ana e tij kryeministri i Italisë, Mario Monti, ka thënë se duhet të jetë e kuptueshme që pozicioni i dy vendeve nuk përputhet për Kosovën, por e ka lavdëruar vullnetin që me shpejtësi të lëvizet në drejtimin e zgjidhjes, sepse kjo është shumë e rëndësishme për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.