obama-monti

Monti është “spiuni” i Obamës në eurozonë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama mbështetet kryesisht në mendimet e kryeministrit të Italisë, Mario Monti, për të mësuar mbi problemet e eurozonës.

“Obama dhe Monti shpesh flasim për këtë temë dhe kjo mund të thuhet se presidenti mbështetet në vlerësimet e kryeministrit dhe mendimin e tij se si zhvillohen gjërat në eurozonë”, tha ambasadori i SHBA-ve në Itali, David Thorne.

Ambasadori Throne tha se Obama pëlqen të dëgjojë mendimin e Montit, sepse vlerëson se kryeministri italian ka shumë përvojë në fushën e ekonomisë.