De-Rossi

Montella është i duhuri për Romën

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, po lobon për ish-bashkëlojtarin, Vincenzo Montella, që të angazhohet në postin e trajnerit te Giallorossët.

Për ironi Luis Enrique e zëvendësoi pikërisht Montellan në fillim të sezonit 2011/2012, mirëpo pati një sezon zhgënjyes, ashtu që po largohet nga Roma.

“Do të isha i gëzuar nëse Montella do të kthehej. Gjithmonë kam menduar se ai është një trajner i mirë, ndërsa përvoja te Catania e ka konfirmuar këtë”, ka thënë De Rossi për FIFA.com.