“Monstra”, Gjykata pengon protestën, kompetentët asnjë përgjigje për kërkesat

“Monstra”, Gjykata pengon protestën, kompetentët asnjë përgjigje për kërkesat

“Monstra”, Gjykata pengon protestën, kompetentët asnjë përgjigje për kërkesatFamiljarët e të burgosurve për rastin “Monstra”, nuk do të jenë në gjendje të ju prijnë protestave.

Gjithçka është vënë në funksion të parandalimit dhe pengimit të protestave, thonë familjarët e të burgosurve.

Nga gjykata atyre u është dhënë leje që të vizitojnë të afërmit e tyre në burgun e Manastirit vetëm gjatë ditës së sotme edhe pse ata kanë kërkuar që t’i vizitojnë ata të shtunën ose të hënën.

Kryetari i Këshillit organizativ për protesta kundër rastit “Monstra”, Bedri Ajdari bën të ditur se ata sot nuk kanë organizuar protesta për shkak se do të shkojnë në Manastir për t’i vizituar familjarët e tyre të burgosur.

Ai shtoi se protesta mund të ketë por jo të organizuara nga ky Këshill, mirëpo që ai i mbështet ata qytetarë të cilët duan të protestojnë.

“Ne sot nuk kemi arritur të organizojmë protestat për arsye se do të shkojmë në burgun e Manastirit për t’i vizituar të afërmit tanë që janë të burgosur aty. Kam dëgjuar zëra se disa qytetarë do të marrin iniciativën dhe do të protestojnë, dhe them se ne i përkrahim ata”, tha Ajdari.

Ai shtoi se ka kërkuar nga Gjykata që leje për vizitë të jepet të shtunën ose të hënën, por iu është dhënë për ditën e premte.

“Është pak e çuditshme se pse na e dhanë leje vetëm për të premten a thua vallë për të penguar organizimin e protestës? Nuk e dimë arsyen por e dimë që kërkesa jonë për vizitë gjatë ditës së shtunë apo të hënën u refuzua”, shtoi Ajdari.

Sa i përket kërkesave tani më të publikuara më parë, Ajdari thotë se ende askush nuk iu është përgjigjur.

“Kërkesat i kemi deklaruar jemi në pritje por ende nuk ka asgjë, është koha e pushimeve, politikanët pushojnë dhe nuk lodhen që të rinjtë po kalben burgjeve”, tha ai.

Ndërkaq bën të ditur se protestat nuk do të ndalen dhe do të protestohet ende, deri sa të mënjanohen padrejtësitë dhe akuzat e pabaza.