Monitorim nga ajri kanabisit, pritet hyrja në Lazarat

Monitorim nga ajri kanabisit, pritet hyrja në Lazarat

Monitorim nga ajri kanabisit, pritet hyrja në LazaratDitën e hënë fillon monitorimi i territorit të vendit me avion të posaçëm, që do të vihet në dispozicion nga policia italiane.

Ky vendim është marrë në kuadër të masave për parandalimin e goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë një takimi të zhvilluar ndërmjet funksionarëve të Policisë së Shtetit dhe të policisë italiane, u diskutuan hapat që do të ndërmerren në bazë të protokollit të bashkëpunimit mes dy policive. Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato, gjatë këtij takimi, bëri dhe një ekspoze të planit të veprimit, lidhur me hapat që do të ndiqen për monitorimin dhe kontrollin e plotë të territorit, transmeton shekulli.

Veç monitorimit nga ajri do të ketë dhe veprime në terren të forcave vendore të policisë të mbështetura nga forcat speciale, me qëllim asgjësimin e sipërfaqeve të konstatuara. Kjo është hera e dytë që policia italiane vë në dispozicion mjetet e saj për kontrollin e territorit nga ajri.

Gati një vit me parë, drejtuesit më të lartë të policisë italiane, pas monitorimit të territorit dolën në përfundimin se në të 12 qarqet e vendit ka mbjellje të lëndëve narkotike, ndërsa rekordi mbahej nga Lazarati, ku drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni, deklaroi në atë kohë, se në këtë zonë 319 hektarë janë të mbjellura më lëndë narkotike. Kështu që Policia e Shtetit mësohet se po harton edhe një plan për të ndërhyrë në Lazarat.