Monica Cruz shtatzanë

Monica Cruz shtatzanë

Monica Cruz shtatzanëMotra e vogël e aktores hollivudiane Penelope Cruz, Monica, konfirmoi shtatzaninë e saj me një partner të panjohur, në një blog të së përditshmes spanjolle “El Pais”.

35-vjeçarja, njëkohësisht një modele për linjën e veshjeve intime “Agent Provocateur”, vendosi që të realizonte një ndërhyrje për farëzim artificial, duke përzgjedhur farën e një mashkulli të panjohur, duke gjykuar vetëm mbi disa të dhëna fizike dhe intelektuale midis të cilave mund të përzgjidhte.

“Kam pritur gjatë për një partner të përshtatshë për të krijuar familje, por nuk kam arritur ende të gjej njeriun e duhur dhe tashmë në moshën 35-vjeçare, nuk mund të prisja më shumë”, deklaroi Monica.