Momente se si aeroplani godet urën dhe përfundon në lumë (Video)

Momente se si aeroplani godet urën dhe përfundon në lumë (Video)

Të paktën 12 vetë u vranë dhe dhjetëra u raportuan të humbur, kur aeroplani i kompanisë “Trans Asia Airways” godet urën dhe rrëzohet në një lumë pranë kryeqytetit të Tajvanit, Taipei.

Në këtë fluturim lokal kishte 58 pasagjerë, përveç atyre që vranë, një numër i madh i njerëzve u lënduan.

Mediat tajvaneze kanë publikuar pamjet e aeroplanit që pothuajse tërësisht kishte përfunduar në lumin Keelung, transmeton Telegrafi.

Përveç të mbyturve, në video mund të shihet se si disa shpëtues përpiqen të nxjerrin rreth 30 pasagjerë, të cilët ishin bllokuar brenda në aeroplan.

Fluturimi i vijës ajrore ATR-72 si destinacion kishte ishullin e Kinmenit, bregdetin jugor të Kinës.

[youtube_sc url=”https://www.youtube.com/watch?v=6BIsUCQEv_8″]

 

[youtube_sc url=”https://www.youtube.com/watch?v=-4iw3v-uM4E”]