Mollë sherri “Malli” i Rovenës

Mollë sherri “Malli” i Rovenës

Këngëtarja Rovena Stefa reagon ndaj një spekulimi të botuar ditë më parë në disa media roze lidhur me vërtetësinë e shikueshmërisë së këngës “Malli” në kanalin “Youtube”. Bashkë me të reagojnë edhe dy kompanitë “AkroMax” dhe “Kristal” me të cilët Rovena ka kontratë.

Ata e konfirmojnë suksesin e këngës “Malli” nëpërmjet rezultateve dhënë disa medieve dhe vet këngëtares. “Unë e kam ditur që videoklipi “Malli” do të bëjë bujë, por jo që të zgjasë 3 vjet. Unë reagoj ndaj një shkrimi të botuar nga disa media, e cila për shkak të xhelozisë bënë spekulime për të ulur imazhin e këngës.

Por thënë të drejtën kënga e ka kryer misionin e vet me apo pa dëshirën e disa njerëzve”, ka thënë ajo për “Zëri”. Sipas Rovenës kënga ‘Malli” deri më tani ka arritur të mbledhë 16.6 milion klikime dhe kjo është një sukses i madh dhe një rezultat i treguar nga vet ‘Youtube’. Ndonëse nga ky sukses Rovena ka arritur të fitoj 20 mijë euro nga këto kompani. “Youtube” është një kompani ndërkombëtare me të cilët nuk mund të manipulojë askush.

Videoklipi “Malli” është e vërtetë se ka skena të erotizmit, ka skena romantike, por nuk ka veprime nga ana ime apo e modelit me të cilin e kam realizuar klipin. Megjithëkëtë këto skena janë shumë të bukura, të nxehta dhe të cilat vazhdojnë të pëlqehen akoma në publik.

Qëllimi është i konkurrencës për ta zhvleftësuar karrierën time, mirëpo këtë e kanë të vështirë ta arrijnë armiqtë e mi. Unë mbështetem vetëm tek adhuruesit e mi të cilët më kanë bërë të arrij deri këtu”, është shprehur në fund Rovena duke shtuar më pas se tani së shpejti do të sjellë një surprizë të madhe për adhuruesit e saj, por për më shumë do të flasë pas lansimit të videoprojektit muzikor. (zeri)