Mjellmat mikesha të njeriut

Mjellmat mikesha të njeriut

Mjellmat me bukurinë e vet, që kanë nxitë edhe shumë krijues ti kushtojnë veprat e veta, zbukurojnë dhe i japin imazh të veçantë edhe Liqenit të Ohrit dhe Drinit të Zi, duke lundruar posikur ndonjë flotilë ujore.

Mjellmat janë mikesha të njeriut, por megjithatë të kujdesshme, sepse njeriu din edhe të “çoroditen”. Këtë më së miri e vërtetuam në prani të një numri të madh të vizitorëve të bregut të Liqenit të Ohrit, në afërsi të restorantit “Vanila”, ku jo rrallë ato presin “hisen” e vet të ushqimit bashkë me zogjtë e tyre-mjellmat e vogla.

Me të parë një “flotilë” të tillë në ujërat e liqenit, ku ishin çifti “bashkëshortor” dhe 6 zogjtë-pasardhësit e tyre, u afrova buzë liqenit dhe me objektivin e fotoaparatit shënova mishërimin dhe miqësimin e mjellmave me njeriun. Kur e panë se në duar kisha ca copa bukë, ato të prira nga prijësja, u afruan dhe morën “hisen” e ushqimit, që e kanë sikur të programuar me orar kur vijnë për tu ushqyer pranë restorantit “Vanila”.

Në tetë foto, jam munduar që të pasqyroj pa fjalë storien për këtë tufë mjellmash që u afruan objektivit të fotoaparatit me pak frikë, morën ushqimin e ofruar dhe pas “komunikimit” për së afërmi, u larguan përsëri në ujë, aty ku jeta e tyre lulëzon. Mjellmat në fotografi e fjalë.