Mishi i pulës mbron nga kanceri i zorrës së trashë

Mishi i pulës mbron nga kanceri i zorrës së trashë

Mishi i pulës mbron nga kanceri i zorrës së trashëËshtë ardhur në përfundim se mishi i pulës tek adoleshentët ul rrezikun për kancer të zorrës së trashë, madje për 20%, e kancerin e zorrës së trashë madje për 50%. Ekspertët e Universitetit të Bostonit kanë dëshmuar se mishi i pulës ul rrezikun e zhvillimit të adenomës, pjesë e rritur që i paraprin kancerit.

Ky është hulumtimi i parë që tregoi se lloji i mishit që hamë si adoleshentë më vonë mund të ndikojë në krijimin e kancerit.

Anekënd botës njerëzit çdo vit sëmuren nga kanceri i zorrës së trashë, e shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje është shumë e lartë. Të sëmurët nga kanceri i zorrës së trashë rëndom e zbulojnë sëmundjen kur ajo është në fazë të vonshme. Konsiderohet se shkaktarët kryesorë të tumorit, gjegjësisht kancerit të zorrës së trashë janë: mungesa e aktivitetit fizik, ushqimi i yndyrshëm dhe mishi i kuq.

Zhvillimi i kancerit të zorrës së trashë është proces shumë i gjatë, për këtë arsye shkencëtarët me vite të tëra e kanë përcjellë cili mish ndikon në njerëz, gjegjësisht paraqitjen e sëmundjes. Studimi, në të cilin u dëshmua kjo, u quajt “Nurses Health Study 2” dhe nisi në fund të viteve ’20 të shekullit të kaluar, e rezultatet u publikuan në revistën amerikane “Journal of Epidemiology”.