Miroslav Klose: Gjermania sfidon Brazilin e fiton Kupën e Botës

Miroslav Klose: Gjermania sfidon Brazilin e fiton Kupën e Botës

Miroslav Klose: Gjermania sfidon Brazilin e fiton Kupën e BotësKampionati Botëror do dhe dy javë nga starti i tij, por klubet janë motivuar e përgatitur aq shumë sa duket sikur e kanë nisur që tani garën e ethshme për trofeun.

Natyrisht në fund vetëm njëra do të triumfojë, por specialistët janë të mendimit se katër janë pretendentet kryesore: Në Amerikën Latine Brazili e Argjentina, kurse në Europë Spanja e Gjermania.

Madje shumica besojnë se në finale do të përballet Brazili vendas me Gjermaninë, një duel i shumëpritur edhe për ish-yllin e kombëtares gjermane si lojtar e trajner Franc Bekenbauer.

Gjermania ka entuziazëm në radhët e saj, një grup lojtarësh cilësorë dhe të vendosur për të marrë maksimumin nga ky Botëror. Kështu mendon dhe sulmuesi veteran i saj Miroslav Klose.

Qëndrimi

Gjermania vijon të përgatitet për Kupën e Botës Brazil 2014. Edhe pse ka pasur shumë probleme kohët e fundit për shkak dëmtimesh “Di Manschaft” pak nga pak po merr formë. Aktualisht kombëtarja e Pancerave është duke u stërvitur në Tirolin e Jugut, megjithatë të dielën në mbrëmje trajneri Joakim Lëv do të ketë mundësinë të shohë në skenë futbollistët e tij në një takim miqësor me Kamerunin për të vendosur më pas për 23 futbollistët që do të marrë me vete në Brazil.

Sulmi i Gjermanisë në këtë Kupë Bote pritet të udhëhiqet nga futbollisti i Lazios Miroslav Klose që në Brazil do të ketë mundësi të luajë Botërorin e tij të katërt. Por edhe pse ka luajtur edhe më parë në një Kupë Bote Klose thekson se dëshira për të qenë pjesë e kompeticioneve të tilla nuk vdes kurrë.

“Entuziazmi i këtij Botërori është diçka gjigante madje edhe për mua që deri tani kam marrë pjesë edhe në 3 Kupa Bote të tjera. Çdo kampionat Botëror është i ndryshëm. Kupa e Botës e vitit 2002 ishte e para për mua dhe në atë kohë isha shumë nervoz.

Megjithatë tashmë vëmendja ime është te Kupa e Botës që do të zhvillohet në Brazil madje të gjithë këtu po punojmë fortë për të qenë gati kur kompeticioni të startojë”. Të luash një Kupe Bote në Brazil është një ndjesi fantastike edhe për kapitenin Filip Lahm. Futbollisti i Bajernit të Munihut ka besim se “Di Manschaft” do të bëjë një paraqitje shumë të mirë në Botëror.

“Kur kompeticioni të ketë përfunduar unë do të kem luajtur në 3 Kupa Bote në tre kontinente të ndryshme. Kjo është diçka e pabesueshme pasi t’i mund të njohësh njerëz e kultura e të ndryshme. Sigurisht kampionati Botëror që u zhvillua në shtëpinë tonë ishte diçka fantastike për ne. Edhe në Afrikën e Jugut u bë një turne i bukur.

Megjithatë në Brazil Botërori do të jetë edhe më i veçantë, shpresoj që të zhvillojmë një turne fantastik pasi pritshmëritë kundrejt nesh janë të mëdha”, tha Miroslav Klose.