|

Mirjeta martohet me Burim Fejzullahun nga Prishtina

Një nuse sa tradicionale në pamje, aq moderne në mënyrën se si e kishte ideuar dasmën në mesditë, së bashku me mikun e saj më të mirë nga “Big Brother”, Ergys Bamçi. 

Mirjeta i ka dhënë fund beqarisë të enjten në drekë, në një ceremoni madhështore me 400 të ftuar, mes të cilëve dhe shumë konkurrentë të BB, nga pesë edicionet e realizuara deri tani. Mirjeta ka zbuluar për dasmorët edhe unazën e diamantit 18 karatë, që ia ka dhuruar bashkëshorti i saj i ardhshëm, djali nga Prishtina, Burim Fejzullahu.

Këto foto janë realizuar në ceremoninë e së enjtes në qytetin e Shkodrës, ku Mirjeta u shfaq si një nuse e thjeshtë, ashtu siç e kishte planifikuar, dhe me fustan të bardhë si bora. Mirjeta dhe Burimi organizuan një ceremoni të vetme dasme, dhe po ashtu dhuratat nga të ftuarit i kanë marrë të përbashkëta, njofton Panorama plus.

Ata janë njohur në Londër 6 muaj më parë, pasi punonin bashkë në një kompani dhe, pas ceremonisë së dasmës në Shqipëri, do të kthehen sërish në Londër, ku kanë shtëpinë e tyre. Në lidhje me ndryshimet që do të ndodhin në jetën e Mirjetës tashmë me statusin “e martuar”, ajo pohon që “do të vazhdoj të bëj jetën që kam bërë, pasi unë jam shpirt i lirë. Ndryshimi do të jetë ndoshta sjellja në jetë e fëmijëve, pasi kam në plan të kem nga kjo martesë një djalë dhe një vajzë”.

Komentoni