Miriam Cani

Miriam Cani: Babai ma solli në jetë Albanin

Këngëtarja shqiptare, Miriam Cani, e cila e filloi karrierën në Gjermani dhe që prej kohësh po e vazhdon me sukses në trojet shqipfolëse, ka deklaruar se për gjithçka në jetë i është falënderuese babait.

Bukuroshja e cila është në lidhje që një kohë të gjatë me këngëtarin Alban Skënderaj ka treguar për Top Channel se është babai i saj ai që e aranzhoi takimin e saj me të.

“Në radhë të parë më solli babai, që donte të isha aktive herë pas herë në Shqipëri me projekte individuale dhe të veçanta. Edhe nëse fati më lidhi me Albanin, kjo gjë kërkoi të jem herë pas here edhe në Shqipëri. Për të mosm qëndruar kot, bëra një strukturë edhe në Shqipëri”.

“Shkaku është babai im. Ideja e tij ishte ‘përse të mos bëj një bashkëpunim me një artist shqiptar’. Babai më foli me fjalët më të mira për Albanin, ma lëvdoi shumë muzikën e tij dhe mendonte se mund të përshtateshim mirë në një bashkëpunim. Një herë e kishte takuar Albanin rastësisht në Vlorë kur ishte në pushim me mamanë dhe të vëllain dhe më pas bëri që unë dhe Albani të takoheshim në Zvicër”, ka thënë Miriam Cani.